Nënkryetari i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk përjashtohen protestat në rast se në marrëveshjen me Serbinë cenohet shtetësia e vendit.
Ai ka thënë se edhe përkundër pandemisë dhe rregullave shëndetësore, një protestë masive do të organizohej në rast se cenohet shtetësia dhe territori i Kosovës.
“Mos të kish qenë kjo gjendje e virusit, deri më tani Vetëvendosje do t’i kishte organizuar deri më tani dhjetë protesta të mira dhe të mëdha, prej rastit të rënies së Qeverisë Kurti, por ne e kemi edhe përgjegjësinë publike. Unë mendoj që protestat e mëdha edhe atëherë kur nuk do ta kalkulojmë as virusin është atëherë kur rrezikohet ekzistenca jonë, sepse atëherë nuk duhet as virusi”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.
Ai tha se protestat po organizohen nëpër disa vende të botës e edhe në Kosovë nëse do të cenohej integriteti territorial do të ndodhin ato.
“Ne nuk jemi për të bërë demonstrata për karrige, sepse nuk jemi të lidhur për to, populli prapë e vlerëson se kush është më i miri, mirëpo ajo ka qenë për atë që mundet të vie e që nuk po e përjashtoj. Nëse qeveria e krijon Serbinë e vogël brenda Kosovës apo një marrëveshje e cila ia këputë një copë Kosovës, unë mendoj që atëherë nuk ka kuptim shëndeti publik e as rregullat e shëndetit publik, është për me mbrojtë ekzistencën e shtetit, a ka me ekzistu Kosova a jo. Atëherë mundet me dalë situata prej kontrollit, në formë të protestave masive, të cilat po i shohim prej Gjermanisë e tutje”, deklaroi ai.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...