Google ADS

Regjistrohen 69 raste të reja nga koronavirusi në Gaza

22:26 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Autoritetet palestineze shëndetësore sot raportuan 69 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rripin e Gazës të bllokuar.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë tha se numri i rasteve me COVID-19 në territor u rrit në 356 raste të konfirmuara, përfshirë 4 vdekje dhe 72 të shëruar.

“Numri i rasteve aktive në Gaza ka arritur në 280”, tha ministria, duke u bërë thirrje banorëve të ndjekin distancën fizike për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së virusit.

Ministria paralajmëroi për mungesën e furnizimeve të nevojshme mjekësore për të frenuar shpërthimin e virusit për shkak të bllokadës 14 vjeçare izraelite.

Izraeli në vitin 2007 ka imponuar një rrethim në Rripin e Gazës pasi grupi palestinez Hamas mori kontrollin e territorit nga grupi i tij rival, Fatah, duke ndikuar keq në jetesën në enklavën palestineze.

Sipas Universitetit “Johns Hopkins” të SHBA, që nga dhjetori i kaluar, koronavirusi ka marrë jetën e pothuajse 847 mijë njerëzve në gjithë botën./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme