Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika për mënyrën se kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka udhëhequr me dialogun.
Haradinaj ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti ka bërë gabime në mënyrën se si ka shkuar të takohet me të dërguarin Special të BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha ai në emisionin Pressing në T7 .
“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”
Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.
“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, shtoi ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...