Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Sipas policisë, në këtë aksident, një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Rasti sipas policisë dhënë në një përgjigje për arbresh.info ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Parallovë.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju informojmë se, me datë 31.08.2020 rreth orës 17:40 ne magjistralen “Gjilan – Prishtine”, konkretisht ne fshatin Parallovë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasoje e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Ne vendngjarje kanë dalur njësite përkatëse të cilat e kanë trajtuar rastin”, ka bërë të ditur për arbresh.info zyra për media e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...