SHBA, më shumë se 183 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19

20:10 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më tani janë infektuar 6,006,327 persona dhe kanë humbur jetën 183,221 persona të tjerë.

Arbresh.info transmeton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 9,896 raste të reja dhe 155 viktima.

Numri i përgjithshëm i rasteve përfshinë të dhënat nga 50 shtetet amerika, regjioni i Kolumbisë dhe territoret e tjera amerikane, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme