Google ADS

Krasniqi tregon pse testet serologjike nuk po futen në raportin ditor të IKSHPK’së

19:24 | 31 Gusht 2020
L G

Valbon Krasniqi, u.d i Drejtorit të ShSKUK-së, ka thënë se shumica e rasteve pozitive janë nga testet e IKSHPK-së, pasi që sipas tij, të njëjtat s’mund  të përzihen me ato serologjike që bëhen në institucione shëndetësore private.

“Laboratorët privat janë rishtas, dhe shumica e testeve janë nga IKSHPK. S’mund të përziejmë testin PCR dhe atë serologjik. Testet serologjike flasin për diçka tjetër, Flasin për disa mundësi që mund ta keni pas virusin, apo ndoshta jeni në fillim a në fund. Askund në botë këto teste s’përdorën për diagnostifikim, janë të mirë dhe të vlefshme për mundësi të personit nëse ka kriju imunitet apo që e ka pas”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Krasniqi tutje tha se vetëm testet PCR tregojnë gjendjen momentale.

“S’guxojmë asesi ta harrojmë ekzaminimin klinik te pacientit. Nganjëherë testet s’janë 100 për qind të sakta”.

Infektologu tha më tej se për shkak të pandemisë ishte një verë e rënduar, por që duhet të jemi të gatshëm edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit.

“Ishte verë e rënduar për ne dhe shtetet e tjera. Është një virus me shumë të panjohura dhe po sillet me të panjohura. Po arrin të përhapet e të shkaktojë edhe forma të rënda të sëmundjes. Është shumë e vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë në vjeshtë. Ende s’është e saktë e s’ka studime nëse dikush e ka kalu se sa do të zgjas imuniteti dhe a mund të sëmuret. Dhe sa është në masë të madhe përhapja e infeksionit. Po ashtu s’dihen as mutacionet apo ndryshimet që mund t’i pësojë ky virus. Praktikat tregojnë virusi mund të bëhet më agresiv. Ne duhet të përgatitemi për vjeshtë e dimër, qoftë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve humane, qoftë me shtretër dhe në ruajtje të shërbimeve vitale”, tha ai.

Krasniqi tha s’e skanë vetëm pacientë me Covid por edhe të tjerë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme