Lituania, Letonia dhe Estonia kanë bërë të ditur se kanë vendosur masa për ndalim të udhëtimit ndaj presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka dhe 29 zyrtarëve tjerë bjellorusë, ndërkohë që rritet presioni ndaj liderit autoritar rreth shkeljeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave pas votimit.
“Neve na duhet dialog paqësor dhe marrëveshje në mes të regjimit dhe popullit, mirëpo ne e shohim se regjimi nuk është gati për këtë gjë”, ka thënë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.
“Ne e shohim se duhet të ecim përpara dhe të tregojmë shembuj për shtetet tjera”, ka shtuar ai.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Edgars Rinkevics, i ka bërë thirrje gjithë Bashkimit Evripian që të marrë masa të ngjashme “menjëherë”.
Përveç Lukashenkas, në listën e të sanksionuarve janë edhe djali i madh i presidentit, Viktar Lukashenka, i cili është pjesëtar i Këshillit për Siguri Kombëtare, zyrtarë të administratës presidenciale, Komisionit Qendror Zgjedhor, ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Komitetit për Hetime.
Në Lituani tashmë është strehuar kandidatja opozitare, Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila ka ikur nga Bjellorusia pas shqetësimeve për sigurinë e saj dhe të familjes, meqë mbështetësit e saj kanë thënë se ajo ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit.
Mirëpo autoritetet bjelloruse e kanë shpallur Lukashenkan fitues me më shumë se 80 për qind të votave të fituara.
Fitoja e Lukashenkas, që drejton këtë shtet për 26 vjet, ka nxitur protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë ky shtet prej pavarësisë së fituar nga ish-Bashkimi Sovjetik më 1991.
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...