Përpjekje për reforma të mëdha në njëqind ditët e para të mandatit të tij për veting efikas dhe objektiv dhe depolitizim të gjyqësorit dhe prokurorisë, paralajmëroi ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq gjatë pranim-dorëzimit të sotëm të funksionit nga ministrja e deritanishme Renata Deskoska.
Duke ia uruar funksionin ministër i Drejtësisë, ministrja e deritanishme Deskoska theksoi se pret, shpreson dhe beson se pas përfundimit të mandatit të Mariçiqit, do të jemi më afër Bashkimit Evropian se sa që jemi sot. Deskoska i falënderoi edhe mediat për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se pikërisht mbështetja e tyre shpesh herë ishte ndihmë e madhe në negociatat për shumë çështje të rëndësishme.
“Për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe që jam pjesë e kësaj Qeveri në këtë funksion të rëndësishëm – ministër i Drejtësisë. Eksiton etje e madhe për drejtësi në shoqëri, veprim efikas në prokurori dhe gjyqësor edhe për zgjidhjen juridike të një numri të madh të rasteve”, theksoi në paraqitjen e tij të parë ministri i sapoemëruar i Drejtësisë Mariçiq, i cili u falënderua për kontributin e madh të ministres së deritanishme Deskoska.
Në këtë mandat, ministri Mariçiq paralajmëroi reforma të mëdha dhe paralajmëroi se në njëqind ditët e para të mandatit të tij, në bashkëpunim me partnerët tanë evropianë dhe të gjithë palët e prekura do të përcaktohet modeli me të cilin do të sigurohet veting efikas dhe objektiv dhe depolitizim i gjyqësorit dhe prokurorisë.
Ministri i sapoemëruar paralajmëroi gjithashtu mbështetje financiare për rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve ekspertë për secilin gjyqtar dhe prokuror publik dhe administratë efikase dhe efektive të gjykatës dhe prokurorit publik, uljen e taksës gjyqësore, si dhe përmirësimin e sistemit AKMIS ku do të zhvillohet komunikimi me të gjitha palët në mënyrë elektronike për të lehtësuar qasjen në gjyqësor.
Është paralajmëruar edhe Ligj për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në Prokurorinë Publike, në mënyrë që shpërndarja e lëndëve në Prokurori të jetë e rastësishme, por edhe sjellja e një modeli të ri që do të parandalojë abuzimet e sistemit të gjyqtarëve porotë dhe të sigurojë një sistem të sigurt për personat në arrest shtëpiak dhe ata me dënim të shqiptuar të arrestit shtëpiak.
Një nga premtimet më të rëndësishme të ministrit të ri të Drejtësisë, Mariçiq është fillimi i suksesshëm dhe zbatimi i negociatave për anëtarësim me BE-në sa i përket Kapitullit 23 – gjyqësor dhe të drejta themelore dhe në pjesën e Kapitullit 24 – drejtësi, liri dhe siguri.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...