Gjilan, mesatarja e infeksionit COVID-19 është rreth 4 persona në ditë

16:38 | 31 Gusht 2020
L G

Komiteti për parandalimin e përhapjes së pandemisë në Gjilan në bashkëpunim me institucionet e përfshira, ka konfirmuar se 855 qytetarë janë prekur me infeksion, prej tyre 354 femra dhe 481 meshkuj, ku mesatarja e infeksionit është rreth 4 persona në ditë.

632 persona janë shëruar plotësisht, 33 e kanë humbur betejën fatkeqësisht, ndërsa 166 janë raste aktive.

Kryetari Lutfi Haziri ka bërë të ditur se 24 mostra janë në pritje dhe 44 qytetarë janë në hospitalizim.

Ai edhe një herë u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në kohën kur tashmë ka hyrë në fuqi ligji kundër pandemisë dhe përpos inspektorëve komunalë, edhe policia e shtetit tash shqipton gjoba mandatare në mënyrë aktive.

“Ju ftoj që ta rrisni kujdesin, solidaritetin dhe lojalitetin tuaj, në mënyrë që të mos lejojmë ta varfërojmë vetveten”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme