Google ADS

Lajmi i fundit: Prishtina prezanton Sabien Lilaj

16:22 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Prishtina ka prezantuar transferimin më të fundit, pra mesfushorin Sabien Lilaj.

Lilaj është ndër lojtarët më të talentuar, ndërsa shihet si ikonë e Skënderbeut, shkruan portali arbresh.info.

Prishtina gjithashtu ka konfirmuar se Lilaj është bërë futbollisti më i shtrenjtë në Kosovë.

Njoftimi i plotë i FC Prishtinës:

Mirë se vjen Sabien

Lilaj vije nga Izraeli – prezantohet nga Haradini

Prishtinë, 31 gusht 2020 – Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).

https://www.facebook.com/FCPrishtina/photos/a.10151888968593538/10159254094988538/?type=3&theater

Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!

Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”, ka shkruar Prishtina në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme