Google ADS

SHBA, konfirmohen gati 6 milionë raste me COVID-19

16:33 | 31 Gusht 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave të fundit nga Universiteti i Johns Hopkins numri i rasteve pozitive me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke u rritur vazhdimisht drejt 6 milionë rasteve.

Arbresh.info transmeton se deri më tani janë shënuar 5,997,000 raste me COVID-19.

Derisa numri i rasteve është duke u rritur, Dr. Deborah Birx, koordinatorja për pergjigjen kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, ka kërkuar amerikanet që të bartin maska dhe të mbajnë distancë fizike, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme