Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se virusi COVID-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para.
Mustafa tha se ky virus është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim.
I pari i LDK-së theksoi se askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve.
Postimi i plotë:
Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po bërballen qytetarët, pa dallim.
Prandaj askush nuk mund të bishtërojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar. IM
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...