Google ADS

‘Tmerr’ për klubet shqiptare, Teuta takohet me Granada-n, kurse Kukësi e pret Wolfsburg-un

13:28 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Sot (e hënë) u hodh shorti për raundin e dytë të Evropa Ligës.

Pesë skuadrat shqiptare që arritën të kualifikohen, si Renova, Teuta, Laçi, Shkëndija dhe Kukësi mësuan kundërshtarët e radhës, shkruan portali arbresh.info.

Ky short është tmerr për Teutën dhe Kukësin, ngase e para përballet me klubin spanjoll Granda, i cili ka mposhtur edhe Barcelonën edicionin e kaluar.

Kurse, Kukësi e pret Wolfsburg-un.

Takimet e plotë të klubeve shqiptare:

Renova – Hajduk Split

Teuta – Granada

Laçi – Hapel Ber Sheva

Botosan – Shkëndija

Kukësi – Wolfsburg./arbresh.info.

Të ngjashme