Google ADS

Kushëriri i Messi-t: Ai nuk është i lumtur, dëshiron të provojë diçka të re

12:45 | 31 Gusht 2020
Arbresh Info

Kushëriri i Lionel Messi-t, Maxi Biancucchi ka dhënë mendimin e tij lidhur me situatën e yllit të Barcelonës.

Argjentinasi ka kërkuar largimin të menjëhershëm nga klubi blaugranas, për një sfidë të re, derisa klubi nuk është duke e lejuar, transmeton portali arbresh.info.

Biancuchi ka pranuar se asnjëherë nuk e ka menduar se do vinte kjo ditë.

“Leo nevojitet të gjejë vendin ku do të jetë i lumtur. Po largohet sepse nuk është i lumtur dhe do sfidë të re”.

“Çfarë kam dëgjuar ai ka kontratë deri vitin e ardhshëm. Asnjëherë nuk kam menduar se do largohet. Do të doja ta shihja në një skuadër që luan mirë futbollin”.

“Manchester City do i përshtatej. Pastaj, PSG gjithashtu, por do shohim çfarë do ndodh”, deklaroi ai.

Favorit për Messi-n mbetet gjiganti anglez, por vazhdon të kërkohet edhe nga PSG, Inter Milan dhe Juventus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme