Arsyet pse disa njerëz janë më të prekshëm ndaj koronavirusit

11:03 | 31 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Deri para pak kohësh, shkencëtarët nuk kishin shumë njohur mbi koronavirusin dhe të gjitha informacionet që ata paraqitën te populli ishin thjeshtë spekulime.

Së fundmi, shkenca ka arritur në përfundim se egzistojnë disa arsye se pse disa njerëz janë më të prekshëm ndaj koronavirusit.

Portal arbresh.info sjell më poshtë listën e detajuar.

Sa vjeç jeni?

Tetë në 10 vdekje nga koronavirusi ishin tek njerëzit mbi moshën 65 vjeç. Njerëzit e moshuar gjithashtu kanë sëmundje kronike të shoqëruara, dhe sistemi i tyre imunitar është më i dobët.

Sa është sheqeri në gjak?

Njerëzit që kanë sheqer të lartë janë shumë më të ndjeshëm ndaj të gjitha infeksioneve, përfshirë edhe koronavirusin. Ata janë veçanërisht të rrezikuar për Tipin 2, qelizat e të cilit nuk i përgjigjen hormonit insulinë. Deri në 13 studime kanë provuar se njerëzit me diabet kanë 3.7 herë më shumë gjasa të marrin këtë virus.

A pini duhan?

Njerëzit që pinë duhan shpesh vuajnë nga infeksione të frymëmarrjes dhe pneumoni, dhe një studim kinez me 1.000 pacientë tregoi se 12.3% e duhanpirësve të lidhur me oksigjen vdiqën në krahasim me 4.7% të jo-duhanpirësve.

Sa kilogramë keni?

Pesha luan një rol të madh te njerëzit, sepse ndikon edhe në sistemin imunitar. Njerëzit me mbipeshë kanë 86% më shumë gjasa të zhvillojnë pneumoni sesa të tjerët. Në Francë, shumica e të prekurve me koronavirus janë me mbipeshë.

Çfarë grupi i gjakut jeni?

Lajme të këqija për shumicën e njerëzve, sepse shumë studime kanë arritur në përfundim se personat me grupin e gjakut “A” (pozitiv dhe negativ, por edhe AB pozitiv dhe negativ) kanë mundësinë më të lartë për të infektohen nga koronavirusi. Megjithatë, lajm i mirë për njerëzit me grupin e gjakut 0, pasi janë më pak të rrezikuar./arbresh.info/

Të ngjashme