Qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly dëshiron të rinovojë kontratën, por Napoli shpreson ta shesë të Manchester City.
Senegalezi është ndër lojtarët më të vlefshëm të “Napolitanët” dhe më herët klubet si Manchester United dhe PSG kanë ofruar rreth 100 milionë euro, vlerë e cila ishte refuzuar, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sportitalia, 27-vjeçari dëshiron të rinovojë kontratën me rritje në pagesën vjetore rreth 7-8 milionë euro për sezon.
Sidoqoftë, presidenti Aurelio De Laurentiis ka refuzuar dhe e ka nxjerrë në tregun veror.
Manchester City shihet si favoriti, por momentalisht e kanë bërë prioritet transferimin e Lionel Messi-t nga Barcelona.
Napoli kërkon 75-80 milionë euro për Koulibaly, derisa oferta e fundit e “Qytetarëve” ishte me vlerë 65 milionë euro plus bonuset./arbresh.info.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...