Google ADS

Zyrtare: Real Betis-i transferon Claudio Bravo-n

22:20 | 30 Gusht 2020
Arbresh Info

Real Betis-i ka konfirmuar se ka kompletuar transferimin e portierit Claudio Bravo.

Bravo edhe më herët ka luajtur në La Liga, aty ku ishte pjesë e Sociedad-it për tetë sezone, pastaj u transferua te FC Barcelona në vitin 2014, ndërsa pas klubit katalunas u transferua te Manchester City, transmeton portali arbresh.info.

Kiliani ka zhvilluar 506 ndeshje zyrtare me klubet, derisa gjithashtu ka zhvilluar 123 ndeshje për Kombëtaren e Kilit.

Kontrata që ka nënshkruar Bravo është njëvjeçare, pra për edicionin e ardhshëm 2020/21.

Këtë e ka konfirmuar edhe Real Betis-i përmes një komunikate në Twitter./arbresh.info.

https://twitter.com/RealBetis_en/status/1300154750013497345

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme