Agjenti i Emerson-it, Fernando Garcia ka konfirmuar interesin e Inter-it për klientin e tij.
“Neurazurët” që një kohë janë duke u munduar të negociojnë me “Blutë” për Emerson, mirëpo nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Italiani është i lidhur me largimin, derisa agjenti ka konfirmuar se ekziston mundësia.
“Është e mundur që ai të largohet nga Chelsea”.
“Nuk kam biseduar ende me klubin. E gjitha që mund të them është se klubi ka interesim për lojtarin. Do shohim”, deklaroi ai.
Thuhet se “Neurazurët” e shohin si alternativë mbrojtësin e Romës, Alessandro Florenzi.
Emerson edicionin e kaluar bëri 21 paraqitje për gjigantin anglez./arbresh.info.
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...