Portieri i Arsenal-it, Emiliano Martinez është afër të rinovojë kontratën me klubin, pavarësisht interesimit të klubeve të tjera.
Argjentinasi e zëvendësoi të lënduarin Bernd Leno në edicionin e kaluar dhe bëri përformanca të mira, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari gjithashtu ishte titullar në fitoren ndaj Liverpool-it, ngase Leno ende nuk është rikthyer në formën e duhur.
Sidoqoftë, sipas Telegraph, shumë skuadra janë të interesuara për Martinez, i cili është afër të rinovojë me “Topçinjtë”.
Martinez e ka bërë me dije se nëse edicionin e ardhshëm nuk zhvillon mjaftueshëm ndeshje, atëherë do largohet./arbresh.info
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen