Siri, i panjohur fati i rreth 100 mijë personave të privuar nga liria

12:47 | 30 Gusht 2020
Arbresh.info

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve, SNHR, i cili dokumenton shkeljet ndaj civilëve në Siri, publikoi një raport mbi personat e rrëmbyer ose të ndaluar në Siri që nga marsi i vitit 2011.

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) njoftoi se fati i 99.479 personave të ndaluar në Sirinë e përfshirë nga lufta civile mbetet i panjohur.

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve, SNHR, i cili dokumenton shkeljet ndaj civilëve në Siri, publikoi një raport mbi personat e rrëmbyer ose të ndaluar në Siri që nga marsi i vitit 2011.

Sipas raportit, fati i 99.479 personave të rrëmbyer ose ndaluar nga palët ndërluftuese në Siri midis marsit të vitit 2011 dhe gushtit të vitit 2020 mbetet i panjohur.

Prej tyre, 84.371 janë persona që janë ndaluar nga forcat e regjimit të Bashar al-Asadit gjatë periudhës në fjalë.

Nga ana tjetër, sipas burimeve të opozitës, të paktën 500 mijë njerëz me pikëpamje opozitare mbahen të pafajshëm në burgjet e regjimit të Asadit.

Në raport thuhet se 8.648 persona janë zhdukur me forcë nga organizata terroriste DAESH, 2.056 persona nga organizata terroriste YPG/PKK, e cila përdor emrin SDF, ndërsa e 2.007 janë zhdukur me forcë nga grupi i armatosur kundër regjimit Hayat Tahrir al-Sham.

Ndërkaq, 2.397 njerëz janë zhdukur me forcë nga grupe të ndryshme të opozitës ushtarake, ndërsa edhe fati i këtyre personave mbetet i panjohur./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme