Njeriu që po synon ta udhëheq shtetin më të fuqishëm në botë ishte mahnitur me pamjen dhe kulturën e Manastirit të Deçanit në Kosovë.
Joe Biden, zëvendëspresidenti amerikan i asaj kohe në maj të vitit 2009 gjatë vizitës së tij në Kosovë, foli fjalë të mëdha për këtë kult fetar.
Manastiri i Deçanit është një monument i trashëgimisë kulturore, i ndërtuar në shekullin XIV dhe është pjesë e listës së monumenteve të mbrojtura të UNESCO.
Manastiri është ndërtuar afër lumit Bistrica, nën shpatet e mprehta të Bjeshkëve të Nemuna dhe është rindërtuar mbi themelet e një kishe të vjetër ilire nga Shën Stefani Uroshi III i Deçanit, djali i mbretit Millutin dhe babai i mbretit Dushan.
E, brenda këtyre mureve jetojnë 25 murgj të cilët përpos lutjeve të përditshme merren edhe me aktivitete dhe punë brenda manastirit.
Për gjithçka që ndodhë brenda Manastirit të Deçanit, flet ekskluzivisht për arbresh.info Igumeni, Sava Janjiq.
“Kemi një jetë normale brenda manastirit. Jemi një komunitet murgjish me 25 vëllezër. Jemi aktiv në aktivitete të ndryshme, kemi vizatimet e ikonave, kemi gdhendje në drurë, mbajmë lopë, dele e dhi, prodhojmë djathë e raki. Gjithashtu kemi aktivitete agro-kulturore. Kemi gjithashtu aktivitete të printimit, kemi libërtha të botuar në 17 gjuhë, përfshirë në gjuhën shqipe”.
Të ardhurat e këtij manastiri sigurohen nga produktet që shiten në dyqanin që është brenda manastirit.
“Produktet shiten në dyqanet e manastirit, por gjithashtu kemi blerës nga pjesë të tjera të Kosovës. Por edhe ligjërisht mund të eksportojmë verën tonë. Kështu e mbajmë veten, sepse nuk kemi donacione të jashtme”.
Manastiri gjithnjë është i lejuar për vizitorë, ata mund të vijnë normalisht nga Kosova, Shqipëria e Serbia e gjithashtu edhe Mali i Zi.
Igumeni Sava Janjiq përmend edhe ndikimet e raporteve Prishtinë-Beograd në këtë manastir. Ai thotë se deçanasit e respektojnë këtë vend duke bërë thirrje për paqe.
“Shumë njerëz në Komunën e Deçanit e respektojnë këtë vend, sepse janë rritur këtu dhe e dinë që ne nuk jemi armiqtë e tyre. Ne madje kemi ndihmuar refugjatët shqiptarë të Kosovës gjatë luftës. Kur zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden më 2009 erdhi e veçoi pikërisht këtë, dhe ne kemi qenë gjithmonë kundër dhunës në zgjidhjen e konfliktit mes Beogradit e Prishtinës. Ne duam një zgjidhje paqësore që do të ndihmojë njerëzit të jetojnë bashkë në paqe”.
Ky monument vazhdon të ruhet nga KFOR-i për shkak të rëndësisë që ka në UNESCO.
“Ne mendojmë që nuk është mirë që të largohet KFOR-i jo vetëm për ne, por edhe për banorët e Deçanit, sepse ky është një monument me rëndësi në UNESCO. Ka gjithnjë potencial për probleme, sepse me një situatë kaq të ndjeshme është gjithmonë e mundshme të shkojë diçka keq. Shpresojmë që bashkë me Kryeministrin dhe ekipin e tij, e Kryetarin e komunës të mund të gjejmë një zgjidhje për rrugën”.
Manastiri i Deçanit është ndërtuar në fillim të shekullit të 14-të, mes 1327-1335, nga Mbreti Stefan. Igumeni Janjiq, përshkruan edhe historikun e kishës kryesore në zonën e altarit.
“Varri i tij me reliktet e tij është këtu para altarit. Kjo është galeria më e madhe e afreskeve të Mesjetës në Ballkan e më gjerë. Për këtë ishte përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005”, është shprehur Janjiq.
Sipas tij, dyshemetë janë gjithashtu origjinale, dhe ka vetëm një rozetë që mungon që është marrë nga ushtarët bullgarë në Luftën e Parë Botërore./Mira Avdimetaj/arbresh.info/
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve