Një 43-vjeçar ka rënë në pranga në Mallakastër pasi vidhte energji elektrike, çfarë ka shkaktuar zjarr duke djegur ullinj e pemë frutorë.
Bëhet fjalë për A. V., 43 vjeç banues në Visok, Mallakastër.
Ky shtetas merrte energji elektrike në mënyrë të paligjshme nga një pus nafte në fshatin Visok dhe për pasojë në kabllon që vidhte energji ka ndodhur një shkëndije elektrike duke shkaktuar zjarr. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqje e madhe me shkurre dhe ullinj dhe pemë frutorë në pronësi të shtetasit M. V.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?