Google ADS

200 euro për test në laboratorin e Devollëve, reagon kryeministri Hoti

10:52 | 30 Gusht 2020
L G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lajmit se  qytetarët e Kosovës po paguajnë deri në 200  euro për një test PCR në laboratorin privat “Medical & Laboratory Services.

Hoti, përmes një postimi në Facebook ka shkruar që situata e pandemisë  nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut.

Ai, ka bërë thirrje që raste të tilla të raportohen.

“Situata e pandemisë nuk guxon te përdoret për përfitime jashtë normave te ekonomisë se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është ne krye të detyrës dhe do te zbatoje ligjin shpejt dhe me efikasitet te plote ndaj te gjithëve pa përjashtim. Raportoni rastet”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, është raportuar se një laborator, që ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë është në pronësi të vajzës së biznesmenit Blerim Devolli. Por me vlerën e 200 eurove për një test PCR ky laborator ka bërë disa shkelje të rënda ligjore. Si pasojë, ai mund edhe të mbyllet përkohësisht deri në gjashtë muaj si mund të dënohet deri në 10% të qarkullimit vjetor. /arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme