Në një deklaratë nga ana e ushtrisë izraelite thuhet se disa pika vëzhgimi që i përkisnin Hamasit u goditën me të shtëna artilerike.
Ushtria izraelite bombardoi disa pika të Hamasit në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë në Twitter nga ana e ushtrisë izraelite thuhet se disa pika vëzhgimi që i përkisnin Hamasit u goditën me të shtëna artilerike.
Në deklaratë thuhet se sulmi u krye në përgjigje të lëshimit të balonave me flakë të lëshuara nga Gaza.
Ende nuk ka ndonjë sqarim nëse sulmi ka shkaktuar viktima ose të plagosur.
Ndryshe, që nga 12 gushti, ushtria izraelite bombardon disa pika në Gaza të cilat pohon se i përkasin lëvizjes palestineze Hamas.
Tel Avivi zyrtar pretendon se balonat e ndezura dhe disa të fryra me helium të lëshuara nga Gaza kanë shkaktuar zjarre në rajon.
Duke mos gjetur zgjidhje tjetër për balonat që thuhet se vijnë nga Gaza, Izraeli shpesh ndërmerr sulme ndaj zonave kufitare prej ku pretendon se janë lëshuar ato.
Më 13 gusht, Izraeli goditi përmes një sulmi ajror edhe një shkollë të Agjencinë Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).
Nga ana tjetër, sipas transmetuesit publik izraelit KAN, duke marrë si arsyetim balonat e lëshuara nga Rripi i Gazës, më 12 gusht, Izraeli uli distancën e peshkimit për peshkatarët palestinezë nga 15 në 8 milje, ndërsa më pas ndaloi hyrjen e karburantit në rajon.
Rripi i Gazës vuan nga një bllokadë e ashpër izraelite nga viti 2006, duke i privuar 2 milionë banorët e saj nga mallrat elementare për mbijetesë./AA/
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...