Më shumë se 200 ankesa ka trajtuar Institucioni i Avokatit të Popullit që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë periudhëas së pandemisë.
Drejtuesi i këtij institucioni, Hilmi Jashari, në një intervistë për arbresh.info shprehë skepticizmin se Kuvendi i Kosovës do të mund të arrijë të mbikëqyrë ekzekutivin sa i përket masave dhe mundësisë se kontestimit të atyre masave në raport me të drejtat e njeriut.
“Nuk ka një kontroll efektiv parlamentar ndaj qeverisë. Kontrolli i sistemit gjyqësor po ashtu ndaj ekzekutivit, për shkak të ngarkesës së madhe të lëndëve, dhe kur nuk arrihet një kontroll efektiv, normalisht se mund të marrë vendime që mund të konsiderohen të paligjshme”, thotë Jashari për arbresh.info.
Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut i ndihmojnë ndërtimit të sistemit demokratik dhe është gurthemel për anëtarësim dhe BE, Këshill të Evropës dhe mekanizma tjerë ndërkombëtar.
Jashari ka folur edhe për kufizimin e lëvizjes për qytetarët e Kosovës duke përmendur edhe udhëzimin e Këshillit të Evropës se si duhet të veprohet në këto situata.
“Kërkohet një mbikëqyrje ma e madhe e qeverisë nëse këto kufizime po shpërdorohen, apo përdoren për qëllime të caktuara”, deklaron Avokati i Popullit.
Ai bënë të ditur se nuk kanë prodhuar pasoja juridike gjobat dhe arrestimet që janë shqiptuar për qytetarët, para periudhës së miratimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Prokuroria i ka hedhur poshtë rastet e iniciuara penale, dhe megjithatë kanë thënë të japin një qartësim juridik. Prokuroritë në shumicë i kanë shfuqizu këto sanksione, deri para miratimit të ligjit”, shprehet Jashari./Elona Haxhiu/arbresh.info/
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...