Tani në Prishtinë do të jetë edhe busti i mikut të madh të Kosovës, senatorit Bob Dole.Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës ka njoftuar se busti i Dole do të zbulohet sot, me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga Dole.
Ceremonia e zbulimit të bustit do të mbahet në ora 13:30, në rrugën Bob Dole në lagjen Dardania në Prishtinë, ndërsa të pranishmëve dhe mediave do t’u drejtohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka.
Po ashtu, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të këtij përvjetori në sheshin Nënë Tereza para “Grand Hotel Prishtina”, në ora 11:00.
Ndërsa, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të hapë ekspozitën e fotografit Hazir Reka, me fotografi unike nga vizita e delegacionit të senatit amerikan më 29 gusht të vitit 1990. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 11:10 para “Grand Hotel Prishtina.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...