Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kritikoi ashpër sot veprimet e qeverisë autoritare në Bjellorusi kundër gazetarëve që mbulojnë protestat post-zgjedhore në vend.
Pak më herët sot, Bjellorusia u hoqi akreditimin disa gazetarëve të medieve të huaja, ndërkohë që arrestoi disa të tjerë.
“Nëse gazetarët janë arrestuar në mënyrë arbitrare, pa ndonjë bazë ligjore dhe pengohen të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, me tërheqjen e lejeve të tyre të punës, atëherë kjo nuk është aspak e pranueshme”, tha ai në një deklaratë.
“Ne rezervojmë shprehimisht të drejtën për të marrë masa të mëtejshme. Ky sulm ndaj lirisë së shtypit është një hap tjetër i rrezikshëm drejt shtypjes së mëtejshme në vend të dialogut me popullsinë”, vazhdoi ministri.
Burime në qarqet diplomatike të Berlinit raportuan se Ministria e Jashtme gjermane do të thërrasë së shpejti ambasadorin bjellorus, për të shprehur mospranimin e dhunës ndaj medieve./atsh/
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...