Google ADS

Hoti fton partitë politike që të bashkohen para dialogut: Pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces

18:44 | 29 Gusht 2020
Arbresh Info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi ka ftuar pozitë dhe opozitë që të bashkohen para procesit të dialogut.

Ai ka thënë se në këtë proces të gjithë duhet të jenë të unifikuar.

Hoti në postimin e tij ritheksoj se vetëm njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë normalizon marrdhëniet.

Postimi i plotë i tij:

Vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve dhe e qetëson këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës.

Në çfarëdo takimi që kam pasur dhe do të kem me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke është tema e vetme. Çdo gjë që bisedohet me ta është në funksion të arritjes së marrëveshjes për njohje reciproke, pa cenuar integritetin teritorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës.

Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.

Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë.

Prandaj, i ftoj forcat politike në Kosovës, pozitë dhe opozitë, të jemi të unifikuar në këtë proces. Gara politike në mes nesh, që duhet të jetë demokratike dhe mbi baza të kushtetutës, mund dhe duhet të zhvillohet për tema të tjera të politikës, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë dhe fushave të tjera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme