Reja: Objektiv kemi vendin e parë

16:37 | 29 Gusht 2020
Arbresh.info

Edoardo Reja “zbërthen” të gjitha situatat në të cilat ndodhet kombëtarja kuqezi në konferencën për shtyp para dy sfidave të Nations League ndaj Bjellorusisë në transfertë dhe Lituanisë në shtëpi. Trajneri i Shqipërisë foli fillimisht për listën e lojtarëve të grumbulluar, risitë që janë në të, por problemet që ka sjellë pushimi i gjatë ndërsa zbuloi edhe objektivat.

“Lista është e madhe, lojtarët do t’u nënshtrohen testeve, do të shohim se si janë. Në qoftë se do të ketë ndonjë lojtar që do të rezultojë pozitiv, apo probleme fizike, lista do të ketë ndryshime deri në momentin që të shihet grupi. Është një situatë e paprecedentë, nuk kemi bërë miqësore dhe ndaj nuk e dimë se si do të jetë skuadra sepse para fillimit të karantinës dhe sot jemi shumë ndryshe. Shpresoj që të bëj zgjedhjet e duhura pasi t’i kem parë lojtarët më mirë…”

Ristitë në listë: “Sa i përket listës me të grumbulluar, ju e njihni dhe Kumblla është lojtar i pjeku tashmë dhe mund ta aktivizoj që nga fillimi. Kurse 17-vjeçari, është i ri kam folur me familjen e tij dhe është me shumë të ardhme. Ishte pak e vështirë sepse ka lindur atje dhe ka luajtur me U-17. Ka edhe shumë djem të rinj që luajnë në Angli, Gjermani, Itali dhe presin një festë nga Kombëtaret e shteteve ku janë aty. Por, duhet që të bëjmë kujdes në zgjedhjet tona për të mirën e Kombëtares.”

Pushimi i gjatë :“Grupi ku bëjmë pjesë është shumë i vështirë, unë kujdesem për skuadrën time. Uroj që t’i gjej lojtarët në formë të mirë sepse kemi kohë të gjatë shkëputuje, por i kam ndjekur. Shprespj që ta gjej ekipin në harmoni, kjo është e rëndësishme. Ta nisim mbarë në ndeshjen e parë, luhet pa tifozë dhe këto ndeshje duken si miqësore. Nuk e di si do të reagojë skuadra ë është mësuar të luajë pa tifozë. Janë situta të reja, shumë të vështira, të pamësuar më parë. Kam një ekip që ka cilësi dhe potencial të mirë, do të punoj shumë në aspektin psikologjik me lojtarët që të jemi sa më mirë”.

Objektivi :“Objektivat tanë për të bër paraqitje dinjitoze dhe të jemi në krye të grupit. Kam folur edhe me presidentin Duka për këtë. Shqipëria tashmë ka një skuadër që mund të përballet denjësisht me çdo rival. Të punojmë shumë dhe lojtarët të jenë në formën e tyre më të mirë. Kam folur me Hysajn dhe Gjimshitin që ka bërë ndeshje ne Champions, sepse është i stërlodhur. Shpresoj që lojtarët që vijnë në këtë grumbullim të jenë në formë të mirë. Në disa vende si në Austri ka nisur gara. Kemi edhe merakun e klubeve që kanë frikë se si do të shkojë situata, sepse i ruhen dëmtimeve dhe se mos lojtarët e tyre sëmuren. Na intereso fitorja në këto takime dhe duam vendin e parë në grup”.

Lojtarët :“Holanda na ka dhënë “OK” për Selahin dhe Brojën. Rasti i Zvicrës është i çuditshëm sepse do të luajë edhe vetë, ështrë diçka e pazakontë, FIFA nuk ndërhyn sepse u referohet ligjeve të shteteve respektive dhe rregullave që ndjekin. Kamberin e kam ndjekur kur luante në Skoci. Të shohim, sepse edhe ai do të jetë pjesë e projektit. Mersinaj ka qenë i karantinuar dhe do të shohim nëse do ta kemi në grup apo jo. Unë do të bazohem edhe tek lojtarët dhe grupi i së shkuarës. Deri në nëntor, shpresoj që edhe disa të rinj t’i integrojmë. Unë punoj për të tashmen dhe mendoj dhe punoj njëkohësisht dhe për të ardhmen për një grup sa më kompetitiv. Lenjani nuk ka skuadër dhe po e presim, sepse edhe ai është lojtar me vlera”.

Grupi në Nations League?: “Duhet të shoh skuadrën time. Nëse futesh në fushë me mentalitetin e duhur dhe bën maksimumin. Ndeshja e parë është vendimtare. Një nisje e mirë është pozitive, sjell entuziazëm. Ekipi ka besim dhe shpresoj që aspekti psikologjik të jetë i mirë që tani. Luhet pa tifozë dhe nuk e di si do të reagojë skuadra në kështu lloj ndeshjesh. Është situatë e re dhe e vështirë. Them që kam një ekip të mirë, me potencial për t’u rritur. Futbolli pa tifozë nuk është futboll. Gjithsesi duhet të mësohemi me situatën e re”.

Objektivi?: “Duam të fitojmë grupin, por duhet të jemi të sigurt për këtë. Skuadra është e mirë, por duhet të punojmë në aspektin psikologjik. E kemi treguar se mund të përballemi me këdo. Kam folur me Hysajn që ka luajtur disa ndeshjes, me Gjimshitin që ka luajtur në Champions dhe i është dashur të pushojë pak. Uroj që lojtarët të vijnë në formë të mirë. Kemi shumë pikëpyetje, apo edhe merakun e klubeve që i druhen dëmtimeve apo infektimit. Normalisht duam të fitojmë grupin”.

Endri Çekiçi?: “Nuk mund t’i grumbulloj të gjithë. Këtë herë mora Qazim Laçin, e njoh edhe Çekiçin dhe është lojtar interesant. Nuk mund të marr disa lojtarë në një pozicion. Doja ta shihja në miqësore, por nuk bëmë dot. Nuk mund të bëj eksperimente në ndeshje zyrtare. Në një moment tjetër mund ta shoh edhe atë. Po mundohem të bazohem te lojtarët që i njoh. Ai edhe mund të vijë.”

Botërori objektiv?: Sikur të arrihej ky objektiv do të ishte shumë mirë. Kemi ekipe si Portugalia, Spanja e të tjera. Janë ekipe të forta. Duhet të jemi realistë. Nuk më pëlqen thjesht të marr pjesë, dua të fitoj. Gjithsesi është shumë e vështirë. Nëse në të ardhmen bëjmë një ekip të mirë, atëherë mund të shpresojmë”.

“Memushaj ka bërë një operacion, është me paterica.. Nëse do të jetë në gjendje të mirë në të ardhmen, patjetër do ta marrin. Sa i takon Xhakës, ai ka një problem fizik. Mjeku na ka thënë që nuk mund të vijë dhe për këtë kemi edhe certifikatën mjekësore. Grezda u tërhoq vetë, jam pak strikt te pjesa e disiplinës. Nëse nuk është pjesë, është zgjedhje e tij. Unë po e ndjek gjithsesi dhe nëse piqen kushtet, e ka derën e hapur”.

“Udhëtimet të rrezikshme? Do doja të kisha ardhur më parë, nuk është se kam frikë. Kam kolegë të preku dhe kanë vuajtur. Nuk e kupton dot si të erdhi. Duhet kujdes. Jam në moshë, por të gjithë mund të preken. Kam folur me Emanuele Ndoj dhe më tha që nuk vjen dot, pasi kishte disa të infektuar. Ja tani më thanë që Kumbulla është dëmtuar. Të gjithë janë në rrezik. Edhe Laçi ka probleme, do të shohim nëse do të jetë në gjendje. Nëse jo, atëherë mund të vijë edhe Çekiçi. Kuptohet që jemi në një situatë normale”.

“Mavraj është një lojtar i madh dhe një person shumë pozitiv. Do ta grumbulloj në një ndeshje zyrtare kur të luajmë në stadiumin tonë. E kishim programuar të luante në stadiumin e ri. Kur situata të jetë normale, shpresojmë të kemi mundësinë të vlerësojmë atë që ka bërë ai me kombëtaren”, mbylli Reja. /Supersport

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme