Me një orë vonesë dhe pas disa ndërhyrjeve proceduriale, nisi në Parlamentin maqedonas seanca e formimit të qeverisë së re.
Në fillim të saj, i mandatuari për krijimin e ekzekutivit, Zoran Zaev sqaroi se një prej detyrave të para do të jetë përballja me krizën e shkaktuar nga koronavirusi.
“Si kryeministër bashkë me kabinetin tim, do të dëshmojmë se mundemi të bëjmë më shumë dhe më mirë. Shteti ynë dhe e gjithë bota tashmë prej një kohe të gjatë përballen me situatën e vështirë që ka krijuar Covid 19.
Ndaj me formimin e kësaj qeverie, gjëja e parë që do të bëjmë është menaxhimi i kësaj krize”, deklaroi Zaev. Ndërkohë, menjëherë pas fjalës së tij deputeti i VMRO-DPMNE-së në opozitë, Aleksandar Nikollovski u shpreh se sot po diskutohet për atë që ai e quajti “ qeveria e gënjeshtrave”, duke nënvizuar premtimet e LSDM-së dhe BDI-së gjatë fushatës zgjedhore.“Gjatë fushatës parazgjedhore LSDM-ja premtonte një qeveri pa BDI-në, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim premtonte një kryeministër shqiptarë. Ky është koalicion i manipulimeve zgjedhore. Ndërkohë që kriza me virusin korona u keqpërdor për qëllime politike”, u shpreh Nikollovski./tch
Autogoli i Leipzigut e bën Interin në Ligën e Kampionëve
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...