Sot, UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit, vizituan një nga shkollat që përfituan nga kjo mbështetje. Pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit u shpërndanë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.
Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu – Mehmedi, e ka mirëpritur përzemërsisht këtë mbështetje duke i theksuar vështirësitë me të cilat mund të përballen gjatë procesit arsimor për shkak të pandemisë.
Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij, duke theksuar se kthimi në procesin shkollor është një sfidë për të gjithë. “Në kohëra të tilla, ju e vëreni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Jam më shumë se i lumtur që kemi miq si UNICEF-i dhe USAID-i, të cilët po na mbështesin në sfidën me të cilën po përballemi për të kthyer çdo fëmijë në shkollë “, thaRamë Likaj.
Gjersa kreu i USAID-it në Kosovë, Lisa Magno tha se “luftimi i COVID-19 mundëson që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do të përballemi me këtë pandemi së bashku ”
Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se UNICEF-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar të rinjtë dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për shkollat dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.
Si pjesë e fushatës Kthimi në Shkollë, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it do të shpërndajë në total: 33,000 L sapun të lëngshëm, 36,740L dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska si mburoja të fytyrës, 29700 maska fytyre, 7700 kasketa të fytyrës.
660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen me pako higjienike ku përfshihen: 50 L sapun të lëngshëm, 50 L dezinfektues duarsh, 50 L dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë
2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska si mburoja të fytyrës, 3 maska fytyre, 1L dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.
7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.
Vendimet për masat e kontrollit në shkolla dhe mbylljen dhe hapjen e shkollave duhet të jenë në përputhje me vendimet për masat e tjera të distancimit fizik dhe masave të reagimit të shëndetit publik brenda komunitetit.
Është thelbësore që shkollat të planifikojnë paraprakisht dhe të shqyrtojnë se çfarë masash shtesë mund të vendosin për të ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit dhe anëtarët e tjerë të personelit në mënyrë që të jenë të sigurt kur të kthehen, dhe që komunitetet të jenë të sigurt në dërgimin e nxënësve të tyre në shkollë./arbresh.info
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...