Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Shkollën e Mesme Profesionale ‘Januz Zejnullahu’, ku pa nga afër përgatitjet për mbajtjen e Testit të Maturës në kushte pandemie.
Zemaj në postimin e tij bëri të ditur se masat e marra për zhvillimin e këtij testi ishin për çdo lavdatë, ku falenderoi edhe drejtorin e shkollës, mësimdhënësit dhe stafin teknik të shkollës për mobilizimin e bërë.
“Për çdo lavdatë janë përgatitjet dhe zbatimi i këtyre masave gjatë mbajtjes së testit”.
“Shenjëzimet dhe udhëzimet paralajmëruese për maturantët, me maska dhe distancën, respektoheshin me përpikëri”.
“Falënderoj drejtorët, mësimdhënësit, stafin teknik të shkollave për këtë mobilizim dhe angazhim sipas rekomandimeve për respektimin e masave parandaluese të virusit”, ka shkruar ai.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...