Erdoğan bisedë me Stoltenberg, diskuton zhvillimet në Mesdheun Lindor me shefin e NATO-s

13:09 | 29 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, realizoi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bisedën telefonike Erdoğan-Stoltenberg janë diskutuar zhvillimet në Mesdheun Lindor, ndërsa presidenti turk ka thënë se gjithmonë dhe në çdo vend do të vazhdojnë t’i mbrojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e presidencës turke.

Erdoğan ka deklaruar se Turqia është në favor të një zgjidhjeje të drejtë në Mesdheun Lindor nga e cila do të fitonin të gjitha vendet dhe të një dialogu të shëndetshëm.

Presidenti i Turqisë po ashtu ka theksuar se NATO-ja duhet të përmbushë përgjegjësinë e saj ndaj hapave të njëanshëm që injorojnë ligjin ndërkombëtar dhe dëmtojnë paqen rajonale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme