Maqedonia sot zgjedh qeverinë e re

12:52 | 29 Gusht 2020
A. B.

Kuvendi sot filloi më seancën kuvendare për zgjedhjen e Qeverisë së re. Para deputetëve është propozimi i mandatarit Zoran Zaev për qeveri të re, ndërsa qeveria duhet të votohet deri nesër në mesnatë.

Seanca kuvendare mbahet sipas protokolleve për punë në kushte të pandemisë me coronavirusin. Për zgjedhjen e qeverisë së re nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetë, ndërsa koalicioni ‘Mundemi’ bashkërisht me BDI-në dhe PDSH-në ka shumicën prej 62 votave.

Nga OBRM-PDUKM u shprehën se do të votojnë kundër përzgjedhjet së qeverisë së re.

Numri i vendeve ministrore në Qeverinë e re është zvogëluar prej 26 në 19 vende ministrore./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme