Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, përmes një reagimi në Facebook i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Idrizi ka thënë se këshillat për nepotizëm, korrupsion e banditizëm, Mefaili duhet t’ia jap partisë së vet.
Idrizi i ka kujtuar Bajqinovcit se brenda 50 ditëve qeverisje edhe keqpërdorimet që janë bërë nga ta, sipas saj.
Deputetja e PDK-së ka thënë se partia e saj vija të kuqe i ka vënë vetëm Serbisë, për dallim nga partitë tjera shqiptare në Kosovë. Krejt në fund, Idrizi ka thënë se këto janë vetëm taktika hipokrite nga ana e Vetëvendosjes e cila po mundohet të afrohet me PDK-në.
Reagimi i plotë:
Rikujtim: PDK e ka të qartë se kujt I’a vendos vijat e kuqe, e ajo është Serbia. Sa i përket korrupcionit, nepotizmit e banditizmit Mefaili është mirë që këto këshilla t’i japë partisë së vet. Ai e din mirë se gjysma e kabinetit qeverisës në Komunën e Prizrenit është me akt-akuza për krim e korrupsion.
Me që e paska luajtur këshilltarin, është mirë që këshillat e kësaj natyre t’I jep tek udhëheqësit komunal në Mitrovicë, se si ta ndalin korrupsionin, nepotizmin dhe banditizmin.
Me këtë hipokrizi nuk e bind askënd sepse veprimet korruptive në këto dy komuna nuk mund t’ua fshehësh jo vetëm qytetarëve të tyre që po I vuajnë pasojat, por duhet t’I lexosh edhe të gjeturat e auditorit gjeneral. Mefaili si duket shpejt harroi se nepotizëm e korrupsion pati edhe për ato 50 ditë qeverisje nga Lëvizja Vetëvendosje.
E din mire që gjatë këtyre 50 ditëve më shumë ka marrë vendime për borde e rahatime të militantëve partiak nëpër institucione se sa vendime për të menaxhuar me Pandeminë e krizën ekonomike. Si duket edhe blerjen e barnave dhe pajisjeve tjera anti covid me çmime shumëfish më të mëdha, gjë që është vërtetuar edhe nga organizatat vendore e ndërkombëtare, mundohen ta shesin si përpjekje të ndershme.
Hallin e Lëvizjes Vetëvendosje duhet ta vendosni në sipërfaqe, sepse edhe ju sikur të tjerët, po vuani që të afroheni me PDK-në, vetëm se ju po mundoheni me hipokrizi ta bëni një gjë të tillë.
P.S: dhe mos të harrojmë LVV nuk pati vija të kuqe për testet e Serbisë.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...