Google ADS

SHBA, numri i viktimave si pasojë e Covid-19 arrin ne 181 mijë

12:09 | 29 Gusht 2020
Arditë Shkodra

SHBA-ja raportoi 46 mijë raste të reja nga coronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5.9 milionë, bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi konfirmoi të premten 976 viktima nga sëmundja e COVID-19, sakaq numri i përgjithshëm i të vdekurve u rrit në 181 mijë.

SHBA-ja është vendi më i goditur në botë nga pandemia e coronavirusit, ndërkaq në vendin e dytë radhitet Brazili me 3.8 milionë të prekur.

Në vendin e tretë me më së shumti të prekur pason India, e cila ka regjistruar deri më tani 3.4 milionë të infektuar nga coronavirusi dhe 62 mijë viktima.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të prekurve globalisht u rrit në 24.7 milionë, ndërsa 837 mijë persona kanë ndërruar jetë deri tani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme