Këshilli Rinor Kosovar ka raportuar për problemet gjatë mbajtjes së testit të maturës.
Përmes një postimi në Facebook KRK ka treguar se ky këshill janë aktualisht 40 monitorues në 25 komuna për monitorimin e Provimit të Maturës Shtetërore, shkruan arbresh.info
Problemet e raportuara deri më tani janë: Mos mbajtja e distancës fizike, administruesit janë vonuar, testi është fotografuar dhe gjendet online si dhe ka probleme me teste rezervë.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar,
40 monitorues nga Këshilli Rinor Kosovar – KYC, aktualisht janë në qendra të testimit në 25 komuna për monitorimin e Provimit të Maturës Shtetërore ?
Problemet kryesore të raportuara nga terreni deri tani janë:
?Mos mbajtja e distancës fizike, pavarësisht shenjëzimit të oborrit dhe koridoreve të objekteve shkollore.
?Administruesit janë vonuar, prandaj testimi ka filluar në disa qendra të testimit, ndërsa përbrenda qendrave të testimit, disa klasa kanë filluar testin e disa jo.
?Nxënësit nuk kanë filluar të hynë në klasa në disa qendra të testimit.
?Testi i maturës është fotografuar dhe gjindet online në grupe rrjete sociale.
?Probleme me teste rezervë të lëndëve zgjedhore
Përgjatë ditës do të vazhdojmë të raportojmë të dhëna të tjera.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...