Dialogu me Serbinë, në Uashington e Bruksel. Pozitë jo shumë e harmonizuar në tema të brendshme dhe të jashtme. Opozitë e fuqishme, por e vendosur në qëndrimin se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zhvillimet me Gjykatën Speciale. “Apetitet” për pozitën e Presidentit. Dhe, jo pak e rëndësishme, menaxhimi me pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike.
Analisti i njohur i zhvillimeve politike, Mentor Nazarko, shprehë vlerësimin e tij për këto tema në një intervistë për arbresh.info
Kemi përpara takimin e nivelit të lartë në Uashington, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e Nazarko sheh një nënçmim të palës kosovarë në lidhje me këtë takim.
“Është fatale, papërgjegjshmëri që të nënvlerësohet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Trump, vendos Shtëpinë e Bardhë, si selinë ku do të zhvillohen këto negociata. Zgjedhja e vendit është dëshmi e seriozitetit, me të cilën pala nikoqire i ka dhënë këtij dialogu. Mund të ja kishte dhënë një bazë ajrore, siç ishte Dejtoni, apo ndonjë resort, por e ka dhënë Shtëpinë e Bardhë”, shprehet Nazarko për arbresh.info.
Ai beson se krahas temave ekonomike do të trajtohen edhe tema politike, dhe mungesa që vihet re është konsultimi me presidentin, Hashim Thaçi.
“Presidenti Thaçi ka akumuluar një eksperiencë të gjatë, dhe në negociatat me palën serbe është angazhuar në një kohë të gjatë, dhe konsultimi me të është i domosdoshëm, dhe tjetra është obligim kushtetues, që të merret plotfuqia e Presidentit”
Ai vlerëson se ShBA, në garë me Bashkimin Evropian, e ka ngritur subjektivitetin e Kosovës në nivelin ndërkombëtar.
Sipas Nazarkos, për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator, mund të kemi një marrëveshje dy palëshe dhe thotë se sipas të drejtës ndërkombëtare, Serbia po e pranon Kosovën si subjekt shtetëror.
“Pacolli e ka nënvizuar vazhdimisht që zgjidhja e çështjes së Kosovës kalon nga aksi gjermano-amerikan.”
Në Kosovë po përmendet zgjidhja e modelit palestinezo-izraelit, por sipas Nazarkos kjo konjekturë sa vjen e vështirësohet.
“Nëse dialogu do të merrte fund në 2008’tën do të ishte më e favorshme, sa më shumë që kalon koha aq më shumë vështirësohet. Gjithashtu, idetë se po erdhi një administratë demokrate situata mund të ndryshojë, është iluzon. Politika e ShBA përkundrejt Kosovës nuk do ndryshojë radikalisht.”
Shqiptare nuk mund ta përcaktojë kohën botërore
Fakti që pushteti aktual ka shumicë minimale kushtetuese, Nazarko thotë se është argument që opozita të përfshihet dhe jo ta braktisë negociatat.
“Janë dy kohë, shqiptare dhe botërore. Kjo shqiptare nuk mund ta përcaktojë kohën botërore. As ShBA, dhe as BE-ja nuk do ta pres palën shqiptare. Është dëmtim i interesit kombëtare që pala shqiptare nuk bëhet bashkë.”
Nazarko shprehet kritik edhe sa i përket thirrjeve për zgjedhje të parakohshme.
“Edhe në rastin e Presidentit, klasës politike i duhet unitet. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kuorum në sallë në momentin e zgjedhjes së Presidentit është qesharak, por duhet të respektohet. Zgjedhjet në kohë pandemie nuk janë normale, nuk janë natyrale. Bashkësia ndërkombëtare nuk ka kohë të merret me trillet e politikës tonë që të bëjnë zgjedhje çdo një vit, dhe të ndërpritet kursi i zhvillimit.”
Duke folur për zhvillimet në Gjykatën Speciale, në këtë intervistë, Nazarko e quan “aksident historik që duhet kapërcyer duke ruajtur raportet me Perëndimin”.
Derisa flet për pandeminë, ai vlerëson se duhet të përballohet me një front të përbashkët dhe se pandemia do të duhej të impononte unitet.
“Nuk ka patur mrekulli në muajt e parë të menaxhimit, sepse trendi është i ngjashëm edhe në rajon. Ka përkushtim në Kosovë që të gjithë të mbajnë maska, e që nuk e vëren në Shqipëri, apo edhe vet në Angli. Hoti ka treguar profesionalizëm, integritet dhe bash për këtë arriti që të këpuste lidhjet e politikës së vjetër, dhe të vetmin problem e kanë me marrëdhëniet publike.”/E.Ballazhi/arbresh.info/
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...
Rama në Hungari, takohet edhe me Vuçiqin
Arrestohet gjilanasi për shitblerje të narkotikëve
Pyjet e Lybeniqit kaplohen nga zjarret, Musliu-Shoshi bën th...