Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake.
Pjesëtarët e FSK-së u vizituan nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell.
E bashkë me kolegët dhe instruktorët amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, ushtarët e FSK-së demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë. Kështu kanë treguar nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate.
“Pjesëtarët e FSK-së që janë duke ndjekur trajnimin e specializuar të mjekësisë luftarake në SHBA u vizituan edhe nga komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneral major Ben Corell. Bashkë me kolegët dhe instruktorët e tyre amerikanë nga Instituti i Trajnimeve, djemtë dhe vashat tona demonstruan praktikisht shkathtësitë e tyre të fituara për kujdesin ndaj të plagosurve në fushëbetejë”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Mbrojtjes thekson se partneriteti i tyre me Gardën Kombëtare të Iowa-s është vlerë e pazëvendësueshme tash e 9 vite dhe se është faktori kryesor i të arriturave të deritashme në aftësitë dhe kapacitetet operacionale të FSK-së.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...