Reperja e njohur kosovare, Tayna për çdo veprim të saj është target I mediave rozë.
Pas suksesit të projektit të lasnuar ditë më parë “Qe qe”, ajo ka udhëtuar në Amerikë, shkruan portali arbresh.info
Tayna mbrëmë ka vizituar Las Vegasin i njohur ndryshe edhe si “Qyteti i mëkateve”.
E nga atje nuk kanë munguar as postimet e shumta të reperës që vazhdimisht rrëmbejnë vëmendjen e adhuruesve.
Një Story që ka tërhequr vëmendjen është një moment, të cilin e ndau Tayna me deputetin e AAK-së, Daut Haradinajn teksa shihen duke u argëtuar në plazh.
E në video e kishte bërë tag edhe bashkëshorte e tij Lola Haradinajn.
Kujtojmë se “Qe Qe” mban titullin hiti i saj i fundit, që deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në platformën YouTube. /arbresh.info/
“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në ...
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...