Që nga fillimi i vitit 2018, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte paralajmëruar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin duke i dhënë rëndësi të madhe në shumë takime që mbante, por ende nuk është themeluar.
Për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, Presidenti ka mandatuar një ekip që të përgatisë infrastrukturën ligjore, shkruan arbresh.info.
Në bazë të mandatit, Ekipi Përgatitor, ka nisur me konsultimin e parë publik, me grupin e viktimave civile dhe familjarët e personave të pagjetur.
Gjatë vitit 2019 është organizuar xhiro e parë e konsultimeve publike, ndërsa xhiro e dytë ka mbetur në gjysmë për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia në Kosovë.
Zyrtari i Sekretarisë së Ekipit Përgatitor, Blerim Krasniqi ka thënë për portalin arbresh.info se prej 13 marsit kur është shpallur pandemia, ekipi nuk ka arritur të mbajë ndonjë konsultim, por gjatë tërë kohës anëtarët e Ekipit Përgatitor kanë shqyrtuar komentet e grupeve të involvuara në konsultime publike.
“Konsultimet publike të xhiros së dytë kemi filluar ti mbajmë që nga fillimi i vitit 2020 dhe të fundit që kemi arritur të organizojmë dhe ta mbajmë ka qenë 12 Marsi. Ndërsa prej 13 Marsit kur është shpallur pandemia, nuk kemi arritur të mbajmë ndonjë konsultim, por gjatë tërë kohës anëtarët e Ekipit Përgatitor kanë shqyrtuar komentet e grupeve të involvuara në konsultime publike dhe grupeve t ekspertëve që mbështesin punën e Ekipit, siç janë OSBE, ambasada Zvicerane, ambasada Amerikane dhe shumë organizata të tjera”, tha ai në një përgjigje për portalin arbresh.info.
Puna e Ekipit Përgatitor është bazuar në përvojat e mëhershme dhe të vendeve tjera; gjatë vitit 2019 është organizuar xhiro e parë e konsultimeve publike dhe në bazë të kërkesave, nevojave dhe sugjerimeve nga opinioni i gjerë, është përpiluar Aktin Normativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Të gjitha të gjeturat që kanë dalë nga konsultimet publike, Ekipi Përgatitor i ka përfshirë në draft dokumentet që ka përpiluar dhe publikuar në faqe të Presidencës.
E Themelimi i Komisionit nuk varet nga Ekipi Përgatitor thotë Krasniqi, por janë dy rrugë, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës si ligj i veçantë dhe rruga tjetër, me Dekret Presidencial./arrbesh.info/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...