Google ADS

“Avokatët e Messi nuk e kanë të qartë çfarë kanë bërë”

07:42 | 29 Gusht 2020
A. B.

Josep Maria Minguella ka shpjeguar se bindja e avokatëve të Leo Messi për të detyruar një largim me forcë është zbehur. Sipas këtij avokati, interpretimi i kontratës së argjentinasit ngrit dyshime serioze që mund të kenë pasoja për të ardhmen.

Në përgjithësi, ekziston një nen në klauzolë që e vënë datën 10 qershor si një datë kur futbollisti duhet t’ia komunikojë klubit dëshirën e tij për largim. Barcelona e mban këtë datë, derisa këshilltarët e Leos konsiderojnë që shtyerja e sezonit për shkak të koronavirusit e mban atë ende në fuqi.

“Gjatë muaj më parë praktikisht Messi e theu këtë kontratë pasi që u pa se ai nuk do të riafrohej apo rinovonte me klubin. Ai e dinte që nuk do të negocionte sepse ishte lodhur nga gënjeshtrat”, ka thënë Minguella për hidhërimin e Messi në klubin.

“Po avokatët e Leos? Ata u hodhën në pishinë. Dikush ju sugjeroi që shtyrja e kampionatit nënkupton edhe ndryshimin e datave”.

“E kuptoj që kontrata është tërësisht ende në fuqi, kështu që nuk mund të këtë ndryshime datash, andaj pozita e Barcelonës është më e mirë”, ka thënë avokati i njohur spanjoll.

Ai ka folur edhe për dispozitat e kontratës që sipas tij asnjë klub nuk mund të bisedoj me lojtarin pa lejën e klubit amë.

“Interpretimi i klauzolën tregon që asnjë klub nuk mund të bëj hapa para për të blerë një lojtarë duke thënë se ai është i lirë, sepse një ditë ai do të këtë një betejë ligjore dhe do të detyrohet të pajuar nga një deri në 700 milionë euro. Ligjërisht nuk është e lehtë”, ka thënë ai.

Megjithatë, Minguella ka thënë se duhet shikuar atë nën për nën.

“Nëse ka një konflikt, atëherë FIFA do t’i jepte mundësinë lojtarit për të luajtur për klubin e ri, por Barcelona ka mundësi ta padit lojtarin për kopjim të kontratës”.

Krejt në fund ai ka thënë se duket që zyra ligjore e Leo Messi nuk e ka shumë të qartë këtë situatë.

“Me kalimin e kohës do të këtë kontakte mes dy zyreve ligjore, të Messi dhe të Barcelonës. Deri tani, zyrja e avokatëve të Leos duket se nuk e ka të qartë situatën”, ka thënë në fund ai. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme