Spanja ka regjistruar 9.779 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë azhurnoi numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 439.286 nga 429.507 sa ishte dje.
Sipas njoftimit të ministrisë, brenda një jave, Spanja ka regjistruar 33.850 raste me COVID-19, ndërsa midis 17 administratave autonome, rajonet e Madridit, Baskisë dhe Andaluzisë kanë rezultuar si vendet më të prekura.
Ndërkaq, gjatë një jave, janë konfirmuar 129 të vdekur nga virusi, për ta çuar shifrën e përgjithshme në 29.011.
Nga ana tjetër, ministri i Shëndetësisë Salvador Illa njoftoi se në Spanjë, provat klinike për vaksinën potenciale kundër koronavirusit kaluan në fazën e dytë dhe u miratuan për herë të parë për testim me njerëz.
Ai deklaroi se në pjesën spanjolle të provave klinike të kryera bashkërisht nga Gjermania, Belgjika dhe Spanja, do të përdoren dy spitale në Madrid dhe një në Santander, duke shtuar se rezultatet e testeve, në të cilat do të marrin pjesë 190 vullnetarë, do të fillojnë të vijnë pas disa muajsh.
Nëna nga Prishtina raporton të zhdukur djalin e saj të mitur
Arrestohet gjilanasi, sulmoi dhe ofendoi zyrtarin policor
Policia shqiptoi 2 mijë e 311 gjoba trafiku për 24 orë
Çmenduria e tifozëve para El Clasico-s në “Santiago Bernabeu...
Gjykata e Posaçme cakton seancën paraprake për Sali Berishën...
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Të paktën 33 të vrarë nga sulm...