SHBA intercepton 3 grupe të avionëve rusë në afërsi të Alaskës

23:31 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

SHBA interceptoi tre grupe të avionëve rusë në afërsi të brigjeve të Alaskës, njoftoi Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD), transmeton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë anti-radar F-22 të SHBA-së të mbështetur nga rimbushës ajrorë KC-135 interceptuan grupet e avionëve Tupolev Tu-142, thuhet në një deklaratë nga komanda e përbashkët amerikano-kanadeze.

Avionët rusë fluturuan në zonë për afro pesë orë dhe kishin arritur 50 milje detare në afërsi të Alaskës, por qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Avionët rusë nuk hynë në hapësirën ajrore të SHBA-së ose Kanadasë, tha NORAD.

Komandanti Glen Van Herck ka thënë se ka pasur rritje të aktivitetit ushtarak të huaj, “pasi konkurrentët tanë vazhdojnë të zgjerojnë praninë e tyre ushtarake dhe të hetojnë mbrojtjen tonë”.

“Këtë vit, ne kemi kryer më shumë se një duzinë interceptimesh, më së shumti në vitet e fundit. Rëndësia e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të projektuar operacionet e mbrojtjes ajrore brenda dhe përmes veriut nuk ka qenë kurrë më e dukshme”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme