Google ADS

BE kërcënon Turqinë me sanksione, reagon shpejt Ankaraja

23:10 | 28 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Ministri i jashtëm Europian, Joseph Borell ka kërcenuar Turqinë me sanksione.

Sipas tij, Turqia do të përballet me sanksione nëse nuk bëhet përparim në dialogun me Greqinë mbi zgjidhjen e krizës së Mesdhut, transmeton portal arbresh.info

“Në mungesë të përparimit nga pala turke, ne mund të krijojmë një listë të masave të reja kufizuese”, tha ai në samitin e BE-së në Berlin.

Reagimi i Ankarasë ka qenë i menjëhershëm, e cila ka theksuar se kërcenimet e BE-së për sanksione nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit.

Tensionet midis Ankarasë dhe Athinës lidhur me një mosmarrëveshje mbi zonat detare të pasura me gaz në Mesdheun lindor u rritën këtë javë ndërsa të dy vendet organizuan stërvitje ushtarake.

Borrell tha se masat kufizuese mund të përfshijnë ndalimin e përdorimit të portave të BE-së ose konfiskimin e mundshëm të anijeve të përfshira në shfrytëzimin e gazit në Mesdhe./Reuters/ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme