Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Nagavci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Kosova është vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga Covid-19, shkruan arbresh.info.
Ajo tutje ka thënë se nga shteti që ishte shembull për menaxhimin e mirë të pandemisë, në kohën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, tani siç thotë ajo me Qeverinë jolegjitime Hoti e ministër Armend Zemajn, Kosova është shteti me më së shumti viktima.
Postimi i saj i plotë:
Kosova është shteti me numrin më të madh të vdekjeve nga virusi Covid-19.
Nga shteti që ishte shembull për menaxhimin e mirë të pandemisë, në kohën e Qeverisë Kurti dhe ministrit Arben Vitia, tani me Qeverinë jolegjitime Hoti e ministër Armend Zemajn, jemi shteti me më së shumti viktima.
Kur paraqita këtë realitet si shqetësim dhe një nga arsyet për mocionin e mosbesimit ndaj kësaj Qeverie, një analist mu drejtua se është morbide dhe e turpshme të bëhen këso krahasime dhe të manipulohet me shifra. U përgjigja se po është e turpshme manipulimi me shifra, tallja e ministrit të shëndetësisë dhe e patolerueshme humbja e jetëve për shkak të keqmenaxhimit të pandemisë nga qeveria.
Edhe më parë ne i jemi referuar studimeve të instituteve prestigjioze, por tani që ky lajm u publikua nga një medium si Bloomberg nga ShBA, shpresoj se të pakten nuk na fajsojnë që po e themi me zë të vërtetën që e dinë të gjithë.
Madje duhet të reagojmë të gjithë dhe me zë të lartë për këtë keqqeverisje që na solli në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel botëror./arbresh.info
https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1191997827851117
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...