Spitali në Berlin ku po trajtohet aktivisti rus Alexei Navalny për helmim të dyshuar, ka thënë të premten që ai ende ishte në koma, por që gjendja e tij është duke u përmirësuar.
Spitali universitar Charite tha në një deklaratë se “ka pasur disa përmirësime” në simptomat e Navalny, transmeton portali arbresh.info.
Jeta e tij nuk është në rrezik për momentin
“Derisa gjendja e tij mbetet serioze, nuk ka rrezik të menjëhershëm për jetën e tij”, vazhdon tutje deklarata.
“MEgjithatë, për shkak të seriozitetit të helmimit të pacientit, mbetet herët për të folur për efektet e mundshme afatgjate”.
Navalny, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur gjatë një fluturimi për në Moskë nga Siberia javën e kaluar. Ai u dërgua në një spital në qytetin e Omsk pasi avioni bëri një ulje urgjente.
Ai u transferua më pas në spitalin Charite në Berlin me kërkesë të familjes së tij.
Mjekët në kryeqytetin gjerman gjetën indikacione të frenuesit të kolinesterazës në trupin e tij. Frenuesit e kolinesterazës zakonisht gjenden në ilaçe, pesticide dhe agjentë nervorë kimikë.
Kimikatet parandalojnë prishjen e acetikolinës – një kimik organik që transmeton sinjale midis qelizave nervore./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...