Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, ka humbur jetën në liqenin që ndodhet shumë pak kilometra në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i Komunës së Dragashit, konfirmon për arbresh.info zëdhënësi i DRP-së në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ai thotë se me rastin janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë në kontakt me autoritetet e këtij shteti.
Sipas disa informacioneve të siguruara nga portali arbresh.info, disa të rinj nga zona e Opojës kishin shkuar për t’u larë në këtë liqen.
Dy nga këta të rinj ishin futur në ujë, ndërkaq njëri prej tyre fatkeqësisht nuk kishte arritur që të dalë nga aty më./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...