Mërgim Vojvoda ka bërë hapin e madh të karrierës, duke nënshkruar për Torinon në Serie A.
Edhe pse tani ndjehet shumë krenar me vetën, vite më parë ai as që e mënonte që do të luante në një kampionat të fortë.
Në një rrëfim për mediumin belg Le Soir, mbrojtësi ka folur vështirësitë e mëdha në karrierën e tij, kur para katër vitesh mendoi ta linte edhe futbollin, ndërsa paguhej vetëm 600 euro.
“Kalimi te Torino është thjesht i mahnitshëm. Pak më shumë se katër vjet më parë, unë isha duke luajtur në divizionin e 4-t gjerman, në Carl Zeiss Jena, për 600 euro bruto”.
“Kam jetuar në një dhomë hoteli të zymtë, pa pasur para të mjaftueshme për të ngrënë. Për dy javë, pata një goditje të tmerrshme dëshpërimi. isha i humbur”.
Ai mendonte të gjenet një punë të re, pasi Standardi nuk do ta ndalte.
“Sapo mësova se pasi të kthehesha nga huazimi Standardi nuk do më mbante, pyesja veten nëse nuk ishte më mirë të ndaloja faturat dhe të përpiqesha të gjeja një punë të qëndrueshme”.
Vojvoda shikon tani dhe tregon se kurrë nuk ka menduar që do të bëhej futbollist dhe të kushtonte mbi 5 milionë euro.
“Në atë kohë, kurrë nuk e imagjinoja që një ditë do të isha në gjendje të bashkohem në një klub futbolli për një shumë që tejkalon 5 milionë euro”, shkruan Telegrafi
“Do t’ju them këtë: kjo është hera e parë në karrierën time që jam krenar për veten. Sepse financiarisht, unë do të jem në gjendje të strehoj familjen time”, ka thënë Vojvoda.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...