Google ADS

Katër lojtarë pozitiv me COVID-19 te Roma

19:14 | 28 Gusht 2020
Arbresh.info

Sky Sport Italia pretendon se Justin Kluivert është lojtari i katërt i Romës që testoi pozitiv për COVID-19.

Giallorossi sapo kanë filluar stërvitjet para sezonit, që do të thotë se kanë kryer teste për koronavirus,

Rezultatet nuk kanë qenë aq të mira, sepse Kluivert bëhet lojtari i katërt në skuadër që teston pozitiv.

Para tij pozitiv dolën edhe Antonio Mirante, Carles Perez dhe Bruno Peres.

21-vjeçari holandez u bashkua me Romën në 2018 dhe bëri 31 paraqitje konkurruese sezonin e kaluar.

Ai kontribuoi me shtatë gola dhe dy asistime./lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme